Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Serbia ka urdhëruar shtimin e policëve në kufirin me Kosovën

Prizren Post | 16:21 - 28.08.2014

Beograd – Ministri serb i Punëve të Brendshme Nebojsha Stefanovic ka njoftuar se ka urdhëruar shtimin e numrit të policëve serbë në kufirin me Kosovën.

“Kam urdhëruar që në këtë pjesë të zonës tokësore të dërgohen forca të fuqishme policore të cilat do të mbrojnë jetën e pjesëtarëve të policisë, të popullatës lokale dhe interesat vitale të vendit tonë”, ka thënë Stefanovic për Tanjug.

Sipas fjalëve të tij, Serbia nuk do të tolerojë “sulmet terroriste” në territorin e vet dhe në mënyrën më të rreptë do të reagojë në çdo sulm.


Arivisti Company