Serbia s’mund ta ndalë Kosovën në OKB


E premte, 1 Maj 2015

Nëse duan të hyjnë në BE, Beogradi dhe Prishtina kanë detyrim të nënshkruajnë marrëveshjen që do të mundësojë pranimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara.

Anëtarësimi i plotë i Kosovës në KB do të mundësojë edhe hyrjen në organizmat tjerë ndërkombëtarë, si në OSBE, Këshill të Evropës dhe në fund në Bashkimin Evropian, kanë thënë diplomatë perëndimorë për “Blic” të Beogradit, duke shpjeguar se çfarë do të sjellë i ashtuquajturi Brukseli 2.

Ata theksojnë e “marrëveshja detyruese juridike Serbi – Kosovë nuk është asgjë e re dhe se nënshkrimi i saj në kuadrin strategjik të BE-së për negociata me Serbinë theksohet se detyrim i Beogradit”, transmeton Koha.net.

Sapo Serbia të hyjë në bisedime me BE-në, ajo automatikisht do të pajtohej me këtë dispozitë, thonë diplomatë perëndimorë.

Sipas “Blic” burimet perëndimore hedhin poshtë pohimet e Prishtinës se “Brukseli 2” do të quhej Marrëveshje paqësore dhe se të dy palët do ta nënshkruanin në vitin 2016.

Etiketa: , ,

Leave a Reply