Shaqiri flet për të ardhmen


E diel, 4 Qershor 2017

Në një intervistë për “Blick.ch”, anësori shqiptar i Stoke City, Xherdan Shaqiri, ka folur për të ardhmen.

Shqiptari nuk e ka mohuar që një ditë dëshiron të fitojë sërish tituj, nëse kjo nuk do të jetë e mundshme me Stoken, natyrisht se do të kërkojë largimin.

“Stoke City si Leicester City? Po, pse jo. Mendoj se kemi një skuadër të mirë dhe mund ta bëjmë atë që bën ata një vit më parë”, tha Shaqiri.

“A do të ndërroj skuadër? Dua të fitoj tituj, ashtu sikur isha te Bayern. Kam kontratë me Stoke City deri në vitin 2020”, shtoi ai.

Etiketa: ,
Të fundit