Shaqiri: Krenar për ekipin shqiptar

Xherdan Shaqiri ka përshëndetur veprimin e lojtarëve të ekipit shqiptar të cilët mbrojtën flamurin e tyre në Beograd, dhe është shprehur se ndjehet krenar për vendin e tij dhe për atë që ndodhi.

“U ndjeva ashtu siç u ndje çdo shqiptar besoj. Krenar dhe i mbushur me emocion. Është ndjesia më e veçantë në botë. Momenti ku çdokush e kupton se është patriot dhe rrjedh gjak shqiptari në vena”, thotë Shaqiri.

Në një intervistë për Gazetën Shqiptare, Shaqiri deklaron se lojtarët e kombëtares shqiptare ia dolën me respektin që treguan për vendin e shqiponjave.

Ai tha se nëse do të kishte qenë në rolin e tij do të kishte vepruar në të njëjtën mënyrë, por nëse do t’i duhej të zgjidhte atëherë ai do të kishte refuzuar të luante me “njerëz të urryer”.

“Unë personalisht si Xherdan nuk do të zbrisja në fushë me njerëz të urryer. Do të kisha refuzuar të vija këmbën në atë stadium ku kishte vetëm njerëz të urryeshëm”, shprehet Shaqiri.

Etiketa: , ,

Leave a Reply