Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

SHBA po punon për ekstradimin e Gülenit

Prizren Post | 20:50 - 16.12.2018

DOHA – Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, deklaroi se Ankaraja i ka dërguar SHBA-së një listë prej 84 anëtarëve të organizatës terroriste FETO, përfshirë udhëheqësin e saj Fethullah Gülen, për t’ia dorëzuar Turqisë.

“Herën e fundit që u takuam në Buenos Aires, presidentit i SHBA-së Donald Trumpi ka thënë presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan se janë duke punuar lidhur me këtë çështje, duke shtuar se me rëndësi është të shihen hapa konkrete”, tha Çavuşoğlu në fjalimin e tij në Forumin e 18-të të Doha-s, duke shtuar se qëndrimi i vendit të tij lidhur me këtë çështje është shumë i qartë.

“Pritjet tona janë shumë të qarta. Ka marrëveshje bilaterale dhe e drejta ndërkombëtare. Lista me 84 emra, përfshirë edhe këtë person dhe anëtarë të tjerë të kësaj organizate, ia kemi dorëzuar SHBA-së për t’u ekstraduar në Turqi”, tha Çavuşoğlu.

Ai rikujtoi se SHBA-të i ofrojnë mbështetje organizatës terroriste YPG/PKK-së në Siri, e cila kërcënon sigurinë kombëtare të Turqisë.

I pyetur nëse do të bashkëpunojë me Bashar al-Asadin në rast se presidenti sirian zgjidhet në zgjedhje, ministri i Jashtëm turk tha se të duhet marrë në konsideratë një mundësi të tillë.

“Në qoftë se në Siri mbahen zgjedhje në mënyrë demokratike dhe të besueshme, atëherë do të duhet të marrim në konsideratë një mundësi të tillë”, ka thënë Çavuşoğlu, raporton Anadolu Agency.

Ai theksoi se aktualisht janë duke u zbatuar aktivitetet në lidhje me hartimin e Kushtetutës për Sirinë.

“Ata duhet të përgatisin draftin e kësaj Kushtetute”, tha Çavuşoğlu, duke shtuar se është e rëndësishme që Siria të përgatitet për zgjedhjet.

“Ky proces duhet të mbahet nën kujdesin e Kombeve të Bashkuara (OKB), duhet të jetë gjithëpërfshirës, të gjithë duhet të kenë të drejta. Duhet marrë parasysh të gjithë njerëzit në Siri, përfshirë edhe ata që jetojnë jashtë Sirisë, refugjatët e zhvendosur që jetojnë në vendin tim dhe në vende të tjera. Zgjedhjet duhet të jenë të drejta, transparente dhe demokratike. Sirianët, pas këtyre zgjedhjeve, duhet të marrin një vendim se kush duhet të qeverisë vendin e tyre”, tha Çavuşoğlu.


Etiketa:
Arivisti Company