SHBA, protesta të dhunshme dhe gjendje e jashtëzakonshme në Charlotte


E enjte, 22 Shtator 2016

charlotte

Charlotte – Qendra e qytetit Charlotte të premten u përfshi nga kaosi, pasi protesta kundër vrasjeve fatale të policisë ndaj një afro-amerikani u shndërrua në dhunë, duke detyruar autoritetet që të shpallin gjendjen e jashtëzakonshme në qytet, raporton Anadolu Agency.

Guvernatori Pat McCrory dërgoi Gardën Kombëtare dhe patrullën rrugore të shtetit për të shuar trazirat.

“I kuptoj shqetësimet, frustrimet dhe zemërimin, por kurrë nuk do të tolerojë dhunën. Dhuna është e papranueshme”, ka thënë McCrory për CNN.