SHBA-të mbështesin zgjedhjet e reja në Kosovë, kanë një thirrje për partitë politike


E martë, 22 Dhjetor 2020

Ambasada Amerikane në Prishtinë, ka reaguar pas vendimit të mbrëmshëm të Gjykatës Kushtetuese, e cila vendosi që vendin ta dërgojë në zgjedhje të parakohshme, për shkak të votës së pavlefshme të deputetit Etem Arifi.

Në komunikatën e SHBA-ve bëhet thirrje për të gjitha partitë që të respektohet ky vendim i Gjykatës Kushtetuese.

SHBA-të kërkojnë që qytetarëve të Kosovës t’u sigurohet që ta kenë mundësinë të zgjedhin përfaqësuesit e tyre përmes zgjedhjeve të lira, të drejta dhe paqësore.

“Shtetet e Bashkuara u bëjnë thirrje të gjitha partive politike dhe institucioneve në Kosovë të respektojnë vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe të sigurojnë që qytetarët e Kosovës të kenë mundësinë të zgjedhin përfaqësuesit e tyre përmes zgjedhjeve të lira, të drejta dhe paqësore”, thuhet në komunikatën e ambasadës së SHBA-ve në Prishtinë, përcjellë “Bota sot”.

Etiketa: ,

Leave a Reply