Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Shërbyesit civilë dhe punëtorët e pylltarisë sot në grevë

Prizren Post | 07:59 - 29.01.2019

PRISHTINË – Shërbyesit civilë sot do të mbajnë grevë njëorëshe me fillim nga ora 10:00.

Ata po kërkojnë nivelimin e pagave me sektorët tjerë si dhe dhe njohja e punës për kategorinë e personave që kanë punuar me Kushtetutën e Kaçanikut gjatë kohës së ish-Jugosllavisë, njofton Klan Kosova.

Kryetari i Sindikatës, Mursel Zymberi, ka paralajmëruar masa më të ashpra nëse nuk u plotësohen kërkesat e tyre duke shkuar në grevë tërë-ditore.

Veç kësaj shërbyesit civilë të komunës se Prishtinës kanë kërkuar diferencim me komunat tjera, pasi sipas tyre kanë më shume pune dhe se kanë status të veçantë, duke iu referuar Ligjit për Prishtinën.


Etiketa:
Arivisti Company