Shkencëtarët brengosen për furnizimin e botës me ushqim


E enjte, 28 Janar 2016

buke

San Francisco – Shkencëtarët që tani kanë ngritur alarmin për nevojën e ndërmarrjes së masave proaktive në mënyrë për të shmangur pasigurinë me ushqim në vitin 2050.


Federata e gjeologëve deklaroi të mërkurën se nevojitet një ndryshim radikal i përvojave agrikulturore në mënyrë që të mbahet balanci me numrin në rritje të popullatës, raporton Anadolu Agency (AA).

Në bazë të disa vlerësimeve, numri i popullsisë në tokë, në shekullin e ardhshëm do të arrijë në 11 miliardë.

Një demonstrim kompjuterik i bazuar në analizat e studimeve të bëra, sugjerojnë se trendet aktuale të prodhimit të ushqimit nuk do të mund të përballojnë rritjen e madhe të popullatës.

Në fakt, shkencëtarët që tani kanë ngritur alarmin për nevojën e ndërmarrjes së masave proaktive në mënyrë për të shmangur pasigurinë me ushqim në vitin 2050.

“Sfida e furnizimit me ushqim të planetit tonë në rritje është e një rëndësie kruciale, ndoshta dhe sfida më e madhe e shekullit 21”, thotë gjeologu Terri Cook në raportin e publikuar të mërkurën në magazinën “The Journal Earth”, i publikuar nga “American Geosciences Institute”.

Me afërsisht 75 millionë gojë më shumë për të ushqyer çdo vit në rafsh global, kërkesa për ushqim në vitin 2050 do të rritet për 60 përqind krahasuar me vitin 2005.

Ekspertët thonë se rendimentet në agrokulturë nuk janë rritur në proporcion me kërkesën për ushqim, sidomos kur nevoja për drithëra për të ushqyer një numër në rritje të bagëtisë po faktorizohet.

Ata apelojnë për një domosdoshmëri aktuale për dieta të mishit dhe të prodhimeve të qumështit në vendet perëndimore, sidomos në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Të fundit