Shkon mbi 100 numri i të vrarëve në Egjipt


E shtunë, 27 Korrik 2013

Kajro, 27 korrik – Të paktën 100 persona humbën jetën në protestën e organizuar nga përkrahësit e ish- Presidentit egjiptian, Mohamed Mursi në Kajro. Nje mjek tha për BBC-në se gjatë protestave pranë xhamisë, Rabaa Al Adauija mbeten të plagosur mbi 1000 persona.

Nuk është ende e qartë nëse perleshjet pranë xhamisë kishin të bënin me një përpjekje nga forcat e sigurisë egjiptiane për të pastruar kampin e dhjetëra mijëra protestuesve pro-Mursit.

Ministri i Brendshem tha se “protesta duhet te marre fund, ne nje menyre ligjore”. Sipas tij- prokurori do te leshoje nje urdher, por kjo ende nuk ka ndodhur.

Grupet rivale zhvilluan dy protesta në kryeqytetin e vendit. Mijëra njerëz pushtuan Sheshin Tahrir në mbështetje të ushtrisë, që rrezoi nga pushtetin Mursin. Sipas Ministrise se Shëndetësisë se Egjiptit, bilanci i trazirave ishte 20 të vrarë dhe 177 të plagosur.

Ditë më parë, gjenerali Abdel Fatah Al Sisi bëri thirrje për një protestë masive dhe i kërkoi popullit për t’i dhënë, mandatin e ndërhyrjes së tij. Dhuna duket se nisi pas përkrahësit e Mursit u përpoqën të bllokojnë rrugen kryesore, gjate nates dhe forcat e sigurise u kunderpergjigjen.

Agjensia shtetërore e lajmeve MENA- citoi zyrtarë të sigurisë që thanë se nuk janë përdorur plumba te vërtetë, por vetem gaz lotësjellës. Zyrtarë egjiptianë thanë se forcat e sigurisë u përpoqën të ndalonin përleshjet mes dy grupeve kundërshtare dhe tetë policë mbeten të plagosur. Por sipas zëdhënësit të “Vllazërisë Myslimane” Gehad El Hadad “ata qëlluan për të vrarë”.

Etiketa: , ,