E martë, 21 Janar 2014
Shkup, 21 janar – Përzgjedhja e personaliteteve si dhe vendosja e përmendoreve janë të rregulluara me ligj i cili nuk po respektohet në më shumë tipare në qendrën e Shkupit. Me projektin e egër “Shkupi 2014” po dërgohen porosi politike me të cilat ndryshohet historia, komentojnë bashkëbiseduesit.
Profesori universitarë dhe kryetar i Qendrës për mbrojtje të trashëgimisë kulturore Donka Barxhieva Trajkovska thotë se për përmendoret në qendër të Shkupit e gjithë procedura ligjore është anashkaluar. “Plotësisht në projekt përzihen ingerencat e personave të nivel lokal dhe nacional.
Kjo shkon në drejtim të shtrembërimit të historisë, të cilën e kemi ndërtuar dhe të cilën e kemi ruajtur në më së paku 50 vitet e fundit”, thotë Trajkovska.
Nëse vendimet rreth asaj se për kë do të ndërtohen përmendoret nuk janë marrë në Parlament, atëherë bëhet pyetja se për kë po ndërtohet dhe se a ka prapavijë politike projekti?
“Prapavija politike është e qartë, dhe ka të ngjarë se bëhet fjalë për tentim për manipulim me vetëdijen dhe kujtesën e qytetarëve në Maqedoni”, thotë politikologu Sonja Stojadinoviq për REL. Shteti shpesh e arsyeton mega-projektin “Shkupi 2014” si investim kapital, duke thënë se përveç përmendoreve ndërtohen edhe ndërtesa dhe se do të paguhet nga zhvillimi i turizmit.
Ekonomistët, madje shpesh thonë se shteti mund të rritë zhvillimin e saj me ndërtimin e rrugëve dhe infrastrukturës , e jo me zbukurime./zhurnal/
Etiketa: Maqedoni, Shkupi 2014