E hënë, 5 Janar 2026

Tri aksidente kanë ndodhur brenda këtyre pesë ditëve në Mitrovicë të Veriut.
Kështu ka bërë të ditur policia përmes një njoftimi në Facebook, ku apelon tek shoferët e të gjitha kategorive të automjeteve që të respektojnë rregullat e komunikacionit rrugor.
“Duke marrë parasysh rritjen e numrit të aksidenteve te trafikut, ku gjatë vitit në të cilin kemi hyrë janë regjistruar deri më tani 3 aksidente.Policia Rajonale e Mitrovicës Veri ka shtuar prezencën policore në të gjitha rrugët magjistrale, rajonale, urbane dhe rurale, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe rritjen e sigurisë në trafik”, thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv.
Policia apelon tek drejtuesit e automjeteve që të jenë të pajisur me pajisje dimërore, të kenë të vendosura gomat e dimrit dhe të tregojnë kujdes të shtuar gjatë ngasjes, veçanërisht që shoferët:
Të jenë të pajisur me goma dimërore,
Të përshtatin shpejtësinë e lëvizjes me kushtet e rrugës,
Të mbajnë distancën e duhur ndërmjet automjeteve,
Të vendosin rripin e sigurisë,
T’i respektojnë në përgjithësi rregullat e trafikut rrugor.
Po ashtu, për shkak të festave, Policia apelon fuqishëm që asnjë qytetar të mos drejtojë automjetin nën ndikimin e alkoolit apo substancave tjera, pasi kjo paraqet rrezik serioz për jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve të tjerë në trafik.
Burimi: klankosova



