Shpallen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 28 dhjetorit


E shtunë, 31 Janar 2026
Shpallen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 28 dhjetorit

Në zgjedhjet e fundit, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë fituese me 51.10% të votave, duke siguruar shumicën më të madhe mes subjekteve që kanë marrë pjesë në procesin zgjedhor.

PDK ka arritur të marrë 20.19%, duke u renditur e dyta, ndërsa LDK ka marrë 13.24%, duke zënë vendin e tretë në rezultatet përfundimtare.

Në vend të katërt është AAK me 5.50%, ndërsa Lista Srpska ka fituar 4.49% të votave.

Ndërsa, Nisma ka arritur të sigurojë 1.59%, duke u renditur në fund të listës së subjekteve që kanë marrë pjesë në zgjedhje.


Burimi: mesazhi

Etiketa:
Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit