Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Shpend Ahmeti flet për aeroplanin privat, thotë se Isa Mustafa shpifi

Prizren Post | 13:10 - 05.11.2017

Ky është reagimi i parë i Shpend Ahmetit pasi u akuzua nga Isa Mustafa, se ka udhëtuar me aeroplan privat. Ahmeti ka thënë se një pohim i tillë i Mustafes është gënjeshtër.

Ai ka mohuar të gjitha akuzat që kanë ardhur në adresë të tij nga LDK-ja dhe lideri i saj, Isa Mustafa, sipas të cilit Ahmeti ka udhëtuar me aeroplan privat. Ai ka thënë se nuk do të durojë më shpifje të tilla, pasi që janë bërë të tepërta, kurse padia do të dorëzohet sot në Gjykatë.

“Kam përgatit sot padinë, dorëzohet në gjykatë sepse gati se i kemi duruar pak si shumë me këto shpifje, të cilat i kanë bërë gati në mënyrë të përjavshme, mos me thanë të përditshme gjatë katër vite të mandatit. Nuk është koha as të viktimizohem, as të ndalemi shumë, këta po mundohem me na shpërqendruar prej fushatës. Në fund të fundit unë jam jo i gatshëm, por për çdo ditë kisha thanë hajde t’i ftojmë të gjitha organet e rendit, agjencionet kundër korrupsionit, me na bë një verifikim të pasurisë së secilit. Më së pari duke ia nisur prej Isa Mustafës, kandidatit e krejt tjerëve këta që flasin, hajde bre t’i këqyrim kush janë këta njerëz, t’i këqyrim çfarë pasurie kanë e flasim mandej dhe për pasurinë time që e kam”, tha ai. /Kosovapress/


Etiketa:
Arivisti Company