Shpërthen bombola e oksigjenit, 9 viktima


E shtunë, 19 Dhjetor 2020

Ngjarja në një spital në Turqi

9 pacientë kanë humbur jetën si pasojë e shpërthimit të një bombole oksigjeni në një spital privat në Turqi, ku trajtohen të sëmurët me COVID-19.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në provincën Gaziantep në orën 04:45 të mëngjesit të kësaj të shtune në Spitalin Universitar Sanko.

Pavarësisht konstatimit të shpejtë të incidentit nga stafi i spitalit dhe izolimit të zjarrit nga zjarrfikëset nuk u bë e mundur shpëtimi i të gjithë pacientëve, 8 prej të cilëve ndodheshin në njësinë e kujdesit intensiv dhe 1 po transferohej në një spital tjetër.

Përveç viktimave shpërthimi ka shkaktuar edhe disa të plagosur. Të gjithë pacientët e shtruar në këtë spital, janë transferuar me urgjencë në spitale të tjera dhe ndodhen në kujdesin intensiv.

Mediat ndërkombëtare raportojnë se viktimat janë nga mosha 56 vjeç deri në 85. Për të zbuluar shkaqet që çuan në këtë rast tragjik autoritetet kanë nisur menjëherë hetimet.

Tv Klan

Etiketa: