Shpërthim afër qendrës së kontrollit teknik të automjeteve në veri


E premte, 17 Nëntor 2023

MITROVICË – Policia ka bërë të ditur se parmbrëmë ka ndodhur një shpërthim në Mitrovicë të Veriut rreth orës 23:50.

Sipas policisë, si pasojë e shpërthimit të një mjeti janë dëmtuar muret e një objekti dhe dritaret e një banese.

“Lidhur me rastin njësitë relevante policore kanë dalur në vendin e ngjarjes për trajtim të mëtejmë të rastit”, thuhet në raportin 24 orësh.

Sipas mediumit Klan Kosova thuhet se shpërthimi ka ndodhur afër qendrës së kontrollit teknik të automjeteve dhe se përveç dëmeve materiale, nuk ka persona të lënduar.

Etiketa: , , , ,
Të fundit