Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Shqipëri: Numërimi drejt përfundimit, PS garanton 73 deputetë

Prizren Post | 01:18 - 27.06.2017

Tiranë – Procesi i numërimit është drejt përfundimit, e ndërsa në Korçë dhe Dibër ka përfunduar në shumë qarqe të tjera janë në kutitë e fundit.

Ndërsa janë numëruar 4742 kuti nga 5362 në të gjithë vendin, Partia Socialiste është shumë pranë një fitoreje historike që do t’i jepte mundësinë që të qeverisë e vetme në 4 vitet e ardhshme.

5 janë partitë që duket se do të kenë edhe përfaqësuesit e tyre në Parlamentin e ardhshëm, ku surprizë ka bërë Tom Doshi me PSD-në në Shkodër, njofton Top Channel.

Edhe pse kanë mbetur edhe 620 kuti për t’u numëruar, Partia Socialiste duket se ka garantuar 73 mandate dhe lufton për 2 mandate kokë më kokë, me PDIU-në në Tiranë dhe PD-në në Shkodër, ku pak vota bëjnë diferencën.

Rezultati i deritanishëm, teksa janë numëruar 90 % të kutive:

PS: 666,425vota ose 48.23% — 74 mandate
PD: 397,369vota ose 28.76% — 43 mandate
LSI: 199,311vota ose 14.43% — 19 mandate
PDIU: 64,935 vota ose 4.7% — 3 mandate
PSD: 12,451 vota ose 0.9% — 1 mandat


Etiketa:
Arivisti Company