Shqipëria do të blejë gjashtë dronë Bayraktar luftarakë nga Turqia


E premte, 23 Shtator 2022

NEW YORK – Shqipëria do të blejë nga Turqia dronë të armatosur Bayraktar. Këtë e ka konfirmuar Kryeministri Edi Rama në një intervistë për emisionin Opinion me gazetarin Blendi Fevziu nga Nju Jorku.

Kryeministri Edi Rama deklaroi ndër tjera se bisedimet janë bërë me presidentin turk, Recep Tayip Erdogan, dhe dronët do të përdoren për kontrolle të territorit për qëllime të ndryshme.

Kur u pyet në emisionin Opinion se: A do t’i paguajë Shqipëria dronët?, Rama u shpreh:

”Po, patjetër, dhe do të blihen me çmim të arsyeshëm”.

”Janë me pako, do të marrim 6 dronë të armatosur dhe do të shërbejnë për qëllime civile, për kontrollet në territor, për ndërtime pa leje, për pyjet, për ndjekjen e personave në kërkim, kundër kultivimit të drogës”.

Etiketa: , , , ,

Leave a Reply