Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Shqipëria ka hyrë në një krizë serioze!

Prizren Post | 13:41 - 03.03.2017

Savash VELIU

Jam duke lexuar dhe ndjekur të ngjarat që më ngjall keqardhje për mungesën e nivelit të kuptimit të politikës real dhe profesional tani të bëra të bajatshme me sulme dhe akuza ndaj Qeverisë së Shqipërisë dhe Kryeministrit të saj.

Besoj se ata që mbushën sheshet kundër ndalimit të reformave të shumpritura në Drejtësi, flasin më qartë e më fort se mizat. Sipas rrethanave këto nuk janë protesta popullore apo një revolucion demokratik por përkundrazi janë antishqiptare.

Në këto rrethana acaruese duhet sy çeltesi dhe gjakftohtësi për ti kuptuar ngjarat se në favor të kujt ato shkojnë. Kush i ideoi, gjeti financimin, projektoi dhe tenderoi këta protesta ndoshta si një lajthitje për ti ikur përgjegjsisë të së kaluarës.

Duhet pak vemendje për të kuptuar se këta protesta nuk janë të rastit dhe pas saj fshehen shumë apetite ogurzeze kur tregohet në largim SHBA-ja prej Ballkanit dhe futja e influencës Ruse në të.

Që prej rënies së komunizmit, Shqipëria është përpjekur të ngrihet në këmbë, por pasi ka prezantuar një seri reformash të gjëra, Rama tani po udhëheq bisedimet për anëtarësim në BE dhe afrimin me interesat ekonomike dhe ushtarake të Turqisë moderne.

Lideri i Partisë Socialiste përballet me një betejë për të reformuar sistemin gjyqësor thellësisht të korruptuar. Si kusht për anëtarësimin në BE, secili nga 800 gjyqtarët dhe prokurorët në vend duhet të verifikohet për të shpjeguar çdo pasuri të pazakontë apo gjykimet e shkuara.

Ky ëshë një shqetësim i madh për opozitën, pasi kanë qenë për një kohë të gjatë në pushtet dhe kanë arsyet e tyre për të pasur frikë nga një sistem i pastër dhe i mirë gjyqësor. Procesi i vettingut rrezikon të dështojë për shkak të Partisë Demokratike në opozitë, që ka lidhje të ngushta me gjyqësorin dhe ajo është e gatshme të bashkëpunoj edhe me djallin e lere me armiqtë e Shqipërisë. Për të janë interesuar ish miqët e Sali Berishës – Serbia dhe Greqia të nxitur nga influenca Ruse. Rusia dhe Serbia pretendojnë daljen në Ballkan ose ujrat e ngrohta mesdhetare dhe shfrytëzojnë vakumin e krijuar nga ristrukturimi i politikës së jashtme të SHBA-së dhe ngërçit në UE-në duke shpallur tezën mbi probalitetin e vëllezëris ‘’Pan-ortodokse’’.

Kreshnik Spahiu i sotshëm tha se Ramën do ta rrëzojë Greqia, lobi grek pranë administratës të SHBA, sikur rrëzoi Sali Berishën më 1997. Por, Kreshnik Spahiu që kur ishte me opozitën, me PS kundër PD, e akuzonte Lulzim Bashën, Ministrin e Jashtëm të Shqipërisë të asaj kohe se ia ka falur detin Greqisë, por sot!

Sot qendrimi i opozitës është kundër Ambasadorit Lu dhe Ambasadores Vlahutin që i konsiderojnë si produkt të Sorosit. Në fakt emrat e tyre lidhen me SHBA, BE dhe reformën në drejtësi, më sakt me CIA – PENTAGON – FETO e jo me Administratën Shtetëror Amerikane. E vërteta është se këtu lozen lojra të dyfishta e të trefishta si skenar i mundshëm për të shpëtuar veten duke hapur erozion me kaos politik të brendshëm, për të cilën janë të interesuar si, CIA – PENTAGON, FETO dhe Ruso-Serbia.

Të gjithë protagonistët pretendojnë të largojnë nga skena politike Shqiptare njëri-tjetrinë duke ushtruar diktat politik dhe medial në favor të një Qeverie të ardhshëm kukëll Shqiptarë.

Pse Shqipëria ??!

Shqipëria si shtet gjeostrategjik dhe gjeopolitik e favorizuar si rrugë në transferzalën G-8, Genomi Euro-Ballkanik të gazit energjetik Amerikan si dhe atë Rusë, rivalë që pretendojn ai të kaloj përmes Turqisë, Greqisë, Maqedonisë për në Shqipëri e më tej në Itali. Eshtë trimegja ku ndeshen interest e forcave të mëdha strategjike, së fundi edhe një trambolin për dalje në Mesdheun e nxehtë e të trazuar.

Poashtu Shqipëria si shtet i cili radhitet ndër të parët kur bëhet fjalë për praninë e dendur të pjesëtarëve të Organizatës FETO, janë duke u zhvilluar aktivitete për evidentimin e personave dhe institucioneve që kanë lidhje me këtë organizatë.

Pjesëtarët e FETO-s, të cilët u arratisën nga Turqia pas tentativës për grusht shteti më 15 korrik, janë duke zhvilluar metoda të ndryshme për të mos u deshifruar në shtetet ku gjenden. Pjesëtarët e FETO-s kanë hapur një korridor arratisjeje për veten e tyre ata veçanërisht zgjedhin shtetet e Ballkanit si rrugë kalimi drejt shteteve ku dëshirojnë të strehohen.

Në mesin e shteteve të para të cilat pjesëtarët e FETO-s i zgjedhin për t’u vendosur, Shqipëria radhitet e para, janë duke përjetuar panik. Eshtë e mundur edhe kjo organizmë të qëndroj pas protestave të mirëseardhura për ti larguar kërkesatë e organeve Turke nga marrëveshja Erdogan & Edi Rama në lidhje me shkollat dhe me korrupsionim.

E vërteta është se populli i Shqipërisë është i lodhur nga keqqeverisja 26 vjeçare, nga korrupsioni, trafiku, nepotizmi, klientelizmi, puritanizmi, egërsia dhe mungesa e humanizmit e pushtetit dhe nëse duhet të ngrihet, duhet të protestojë kundër shkaktarëve të vërtetë të vuajtjeve të tyre.

Nëse PD do të vijojë me protesta me pretendimin për zgjedhje të lira, duke e kthyer në kauzë fallco qeverinë teknike, kjo manovër e saj nuk do të ketë asgjë në të mirë të popullit dhe do të jetë në disfavor të reformës në drejtësi. Pra tranzicioni postdiktaturë do të zgjatet edhe më dhe shqiptarët do të vazhdojnë të vonohen.

Kreu qeverisës shqiptar, Edi Rama veten e gjen të shqetsuar kur fletë për rrezikun rus në Ballkan, nga frika e largimit të vëmendjes amerikane nga Ballkani. Sepse Ballkani ndodhet në rrezikun e rënies nën influencën ruse. Kryeministri Edi Rama thekson se nëse administrata Trump injoron rajonin atëherë Shqipëria rrezikon të bëhet caku i hordhive të së kaluarës filo serbo-ruso-greke. Ai ngre pikëpyteje edhe nëse Bashkimi Evropian po bën mjaftueshëm për të siguruar stabilitetin dhe të bllokojë komplotet e pretenduara të Moskës në rajon, duke iu referuar rastit të Mali të Zi.

Ndryshe pa mbështetjen e administrates amerikane, Ballkani nuk do të jetë një vend ku do të ketë paqe dhe bashkëpunim të mirëfillt.

Ekuilibrat e padrejtë që ekzistojën sot në Ballkan mund të fillojnë të vihen në provë pas 20 janarit, kur Presidenti Trump do merr timonin e Qeverisjes në shtet sidomos nëse premtimi i përsëritur për largimin amerikan, fillon kësaj radhe të bëhet vërtet realitet, atëherë mund të filloj në Ballkan ‘’dasma e Cakallëve’’.

*Opinionet e autorëve nuk paraqesin domosdoshmërisht edhe opinionin e Prizren Post.


Etiketa:
Arivisti Company