E mërkurë, 11 Nëntor 2020
Me një formacion të rinovuar e me shumë eksperiement në fushë, Kombëtarja shqiptare e futbollit e kaloi me sukses provën miqësore ndaj përfaqësueses së Kosovës duke u imponuar 2-1 në stadiumin ‘Elbasan Arena’.
Skuadra e trajnerit Reja shënoi nga një gol për çdo pjesë kundër Dardanëve, në vëllazëroren me ritëm të kënaqshëm që përgatit ekipet për Ligën e Kombeve.
Një zbritje e bukur nga Uzuni nga e majta e sulmit solli dhe asistin e finalizuar me vështirësi në sparkatë nga shkodrani Bekim Balaj pas gjysmë ore lojë. pak para pushimit, Kosova me shumë titullarë por pak efikasitet, iu afrua barazimit me Vedat Muriqin.
Rinisja e lojës solli nga 4 zëvendësime në të dy kampet, Edi Reja për të ruajtur fitoren dhe trajneri në emergjencë te Kosova Sahiti për të provuar të ndryshojnë fatet në Elbasan Arena. Loja foli për pak minuta për skuadrën mike por Shala dhe Zhegrova u ndalën në hyrje të zonës, diku me ndonjë faull më tepër e diku kur i lanë fuqitë.
Në momentin më të mirë të Kosovës, Shqipëria gjeti golin e dytë. Një aksion model i kuqezinjve dhe zbritja e beftë nxorri zbuluar miqtë kur Myrto Uzuni tundi rrjetën e Arijanet Muriç. Por emocionet në impiant nuk mbaruan ende pasi Kosova fitoi një penallti që u shndërrua në gol nga Muriqi, rrjetë që shtoi presionin kur s’kishte më kohë. Kaq ishte. 2 gola për kuqezinjtë dhe një për skuadrën e trajnerit Shaland, trajneri i izoluar nga koronavirus që shpreson të rikthehet në stolin e Kosovës pasi të lërë pas pandeminë, njofton TCH.
Etiketa: Aktuale, Kombëtarja, Kosova, Përfaqësuesja, Shqipëria