E enjte, 17 Shtator 2015
Mitrovicë – Shqiptarët e veriut po u bëjnë thirrje bashkëqytetarëve të tyre që janë shpërngulur nga vendi, të kthehen.
Qamil Haziri, banor i lagjes së Doktorëve, thotë se “dihet se siguria nuk është e njëjtë si në jug, por duhet të nis kthimi i shqiptarëve”.
Ai thotë se shqiptarët nuk duhet t’i shesin pronat në atë pjesë.
“Do veç po i sheshin pronat, do që i kam afër”, thotë ai.
Arsim Muli, një tjetër banor, thotë se nuk është me rëndësi sa persona kthehen, por me rëndësi është që të niset kthimi.
Etiketa: Kosovë, Mitrovicë, Shqiptarët, Veriu