E premte, 11 Mars 2016
Shkup – Shqiptarët në Maqedoni nuk janë pakicë. Me 47 % të popullsisë së përgjithshme, ata përbëjnë shumicën absolute.
Kështu shkruan agjencia e lajmeve INA, e cila citon publicistin dhe intelektualin nga Maqedonia, Nijazi Muhamedi. Ky i fundit, këto të dhëna i ka bërë publike në një emision televiziv, ku u shpreh se u është referuar burimeve të institucioneve ndërkombëtare.
“Sipas një informacioni të marrë javët e fundit nga një institucion ndërkombëtar, shqiptarët në Maqedoni janë 47 % e popullsisë së përgjithshme e Maqedonisë”, thotë Nijazi Muhamedi.
Sipas këtyre të dhënave, shqiptarët janë populli shumicë në Maqedoni, pasi sipas shifrat e reja tregojnë se ata që e konsiderojnë veten sllavë maqedonas, nuk janë as 40 %. Megjithëse të dhënat për minoritetet nuk janë të sakta, ato janë hiç më pak se 15 % e popullsisë së përgjithshme.
Etiketa: Shqiptarët në Maqedoni