Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

”Shtegtarët e Lirë” sulmohen nga serbët

Prizren Post | 08:57 - 01.05.2014

Grupi prej 15 qytetarësh të njohur si “Shtegtarët e Lirë”, të cilët u nisën këmbë nga Gjilani për të udhëtuar në Bruksel, me qëllim kërkesën për liberalizim vizash për Kosovën, janë sulmuar nga serbët lokal në Graçanicë në orët e mbrëmjes.

Lajmin e ka konfirmuar lideri i grupit Ekrem Avdiu, për media të ndryshme.

Edhe pse kanë qenë të përcjellë nga Policia e Kosovës, Avdiu ka konfirmuar se kur kanë arritur në Graçanicë, janë sulmuar nga serbët. Si pasojë e sulmit, dy persona nga grupi “Shtegtarët e Lirë” kanë marrë lëndime dhe u është dashur trajtimi mjekësorë, transmeton RTK.


Etiketa:
Arivisti Company