Shtetasi suedez sulmoi policin në detyrë, më vonë u la i lirë


E mërkurë, 25 Korrik 2018

Njësitë policore në mëngjesin e djeshëm kanë ndaluar një veturë, pasi që ngasësi i dyshuar nuk i ka respektuar shenjat e trafikut.

Derisa njësia ishte duke u marrë me rastin, pasagjeri mashkull shqiptar me shtetësi suedeze fillimisht i kishte penguar zyrtarët policorë pastaj edhe i kishte sulmuar fizikisht.

“Dy zyrtarë policorë kanë pranuar tretman mjekësor. Të dyshuarit ishin nën ndikim të alkoolit. Me urdhër të prokurorit pas këndelljes të dyshuarit janë intervistuar dhe janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të PK.

Etiketa: