Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Shteti i shkatërruar nga lufta mund ta mposhtë Anglinë

Prizren Post | 18:55 - 10.09.2019

Sot do të luhet super ndeshja mes Anglisë dhe Kosovës në “St Mary Stadium” nga ora 20:45, në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020.

Media angleze TalkSport ka thënë fjalë të mira për Kosovën duke thënë se shteti i shkatërruar nga lufta kërkon fitore ndaj kombëtares së Anglisë, dhe se nuk duhet nënvlerësuar se mund ta mposhtë atë.

“Shumica e skuadrës së Kosovës që do të luajnë kundër Anglisë janë refugjatë të luftës, andaj do të bëjnë më të mirën”, shkruan TalkSport.

Kujtojmë që Kosova është pa humbje në 15 ndeshjet e fundit dhe përgjegjësi i Kosovës, Bernand Challandes dje ka deklaruar se Kosova dëshiron vetëm fitore.


Etiketa:
Arivisti Company