Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Shteti (s’)mund t’i financojë zgjedhjet e reja

Prizren Post | 09:27 - 21.08.2014

Zgjedhjet e 8 qershorit i kushtuan buxhetit të Kosovës diku rreth 5 milionë euro, ndërsa nuk pritet t’i kushtojnë hiç më pak në rast se vendi detyrohet të shkojë edhe në një palë zgjedhje të reja. Kështu ka bërë të ditur për gazetën Tribuna kryetarja e Komisionin Qendror të Zgjedhjeve Valdete Daka. Ajo ka konfirmuar se institucioni që ajo drejton është i gatshëm edhe për një palë zgjedhje tjera brenda këtij viti.

“Në qoftë se mbahen zgjedhjet, KQZ-ja, meqë ka obligim kushtetues, do t’i organizojë ato teknikisht. KQZ me aq sa varet prej saj, do ta kryejë punën që i takon”, ka thënë Daka. Ajo ka theksuar që KQZ ende nuk i ka kompletuar të gjitha raportet për sa i përket zgjedhjeve të 8 qershorit dhe se sipas saj edhe zgjedhjet e reja në rast se do të mbaheshin do të kishin të njëjtën kosto me ato të dy muajve më parë.

“Në fakt ende nuk e dimë saktësisht sepse nuk i kemi bërë të gjitha raportet, por zgjedhjet e 8 qershorit kanë kushtuar përafërsisht 5 milionë euro, ndërsa në teori edhe zgjedhjet e reja do të kushtonin sikurse ato të 8 qershorit”, ka theksuar Daka.


Etiketa:
Arivisti Company