Si agjërojnë muslimanët atje ku dielli nuk perëndon


E martë, 30 Korrik 2013

is

Në një qytet ku dielli nuk perëndon fare, agjërimi gjatë muajit të Ramazanit, paraqet një sfidë të madhe për muslimanët lokalë

Kiruna eshte qyteti më verior i Suedisë, sipas sipërfaqes që ka, ai është qyteti më i madh në botë.
“Kiruna gjendet në pikën më të lartë të Suedisë, kështu që dielli nuk perëndon fare gjatë këtij muaji”, tha Ali Melhem (45), i cili jeton në Kiruna për 24 vjet. “Kur unë u zhvendosa këtu, Ramazani ishte në pranverë”, thotë ai.
Sipas tij, të agjërosh 24 orë në ditë është një sfidë që askush nuk mund ta arrijë. “Gruaja ime dhe unë nuk kishim mundësi të marrim një vendim, prandaj u këshilluam me dijetarët nga Iraku dhe Irani”, thotë Melhem, një anëtar i komunitetit shiit. “Ata na thanë se mund ta shtyejmë agjërimin deri në vjeshtë”, thotë ai. Ai thotë se disa muslimanë sunnitë në Kiruna kanë vendosur të bëjnë iftar në kohën kur dielli perëndon në Mekë, si një zgjidhje për dilemën e tyre. “Kam shikuar nëse mund t’i ndjeki kohët e syfyrit dhe të iftarit të qyteteve të afërta suedeze, Luleas dhe Umeas, por edhe agjërimi 23 orësh në ditë është mjaft i vështirë,” thotë Melhem, baba i tre fëmijëve.
Agjërimi gjatë muajit të Ramazanit i mëson muslimanët për durimin, vetëkontrollin dhe shpirtëroren, të përpiqen t’i afrohen Allahut përmes agjërimit, namazit, leximit të Kur’anit dhe veprave të mira.
Konsensusi për agjërimin e muslimanëve të Arktikut gjatë periudhës së verës ende nuk është arritur.
“Disa imamë dhe organizata kanë opinione të ndryshme”, thotë Omar Mustafa, kryetar i Ligës Islame të Suedisë. “Vendimi i përket individit, por kjo nuk do të thotë se duhet të agjërohet për 24 orë. Islami ofron një numër të madh zgjidhjesh”, thotë Mustafa.
Me probleme të ngjashme janë ballafaquar dhe muslimanët e skandinavisë, në Finlandën e afërt.
Komisioni për fetva i Al-Azharit në Egjipt, ka lëshuar një fetva e cila muslimanëve të skandinavisë dhe vendeve veriore u lejon të agjërojnë sipas kohës mekase.
“Dijetarët egjiptianë thonë se në qoftë se ditët e agjërimit janë më të gjata se 18 orë, atëherë mund ta ndjekim kohën mekase ose medinase, ose kohën e shtetit më të afërt musliman”, thotë imam Abdul Menan, kryetarë i Bashkësisë Islame të Finlandës Veriore. “Qëndrimi tjetër i dijetarëve saudit, është se pa marrë parasysh kohëzgjatjen e ditës duhet ndjekur kohën lokale.”