Si u përpoq Putini të marrë në dorë “kështjellën” e internetit


E martë, 22 Dhjetor 2015

MOSKË – Në një pjesë të marrë nga libri “The Red Web” i botuar kohët e fundit, autorët Andrei Soldatov dhe Irina Borogan përshkruajnë sesi Kremlini po përpiqet të rishkruajë rregullat e internetit për ta bërë atë të “sigurtë” siç nënkuptohet nga shërbimet sekrete të Rusisë.

Vladimir Putini ishte i sigurt se të gjitha gjërat në botë, përfshi internetin, ekzistonin me një strukturë hierarkike, vertikale. Gjithashtu ishte i sigurt se interneti duhet të ketë dikë që e kontrollon në majë.

Ai i shikonte Shtetet e Bashkuara me dyshim, duke menduar se amerikanët e sundonin webin dhe se webi ishte një projekt i CIA-s. Putini donte t’i jepte fund kësaj supremacie.

Ashtu siç po përpiqej të ndryshonte rregullat brenda Rusisë, njëlloj u përpoq gjithashtu që t’i ndryshonte ato për botën.

Objektivi ishte që t’i bënte vendet e tjera, sidomos Shtetet e Bashkuara, që të pranonin të drejtën e Rusisë për ta kontrolluar internetin brenda kufijve të saj, të censuronte dhe bile ta shtypte plotësisht atë nëqoftëse informacioni i qarkulluar online në ndonjë mënyrë kërcënonte mbajtjen e pushtetit të Putinit.

Andrey Krutskikh e kaloi të gjithë karrierën e tij në Ministrinë e Jashtme ruse tek kontrolli i armëve. Ai ju bashkua shërbimit diplomatik në vitin 1973, menjëherë pas universitetit, dhe shërbeu në të gjatë 18 viteve të fundit të ekzistencës së Bashkimit Sovjetik./bota.al/

Etiketa:
Të fundit