Sigal Prishtina ndeshje miqësore me kampionin bullgar


E mërkurë, 30 Shtator 2015

Sigal Prishtina do të zhvilloj edhe një ndeshje miqësore në kuadër të përgatitjeve para kampionatit të ri në Superligën e Kosovës në basketboll dhe garat Evropiane.

Prishtinasit do të takohen të premten me fillim në ora 17:00 me kampionin aktual bullgar, PCB Lukoil Academic, transmeton Telegrafi.

Sipas një postimi në llogarinë zyrtare të klubit në rrjetin social, ndeshja do të zhvillohet në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve të Prishtinës, ndërsa hyrja për tifozë do të jetë falas.

“Ju njoftojmë se kampionët aktual të Kosovës dhe Ligës Ballkanike, KB SIGAL Prishtina do të zhvillojnë ndeshje miqësore me kampionët aktual të Bullgarisë, njëherish edhe ekipin më të suksesshëm në Bullgari, PCB Lukoil Academic.
Ndeshja zhvilohet të premten, 02.10.2015, nga ora 17:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve, Prishtinë.
KB SIGAL Prishtina ka vendosur që ndeshja e të premtes të jetë e hapur për publik, deri sa edhe hyrja do të jetë GRATIS!!!”, (sic) shkruan në njoftimin e Sigal Prishtinës.

Kujtojmë se “Plisat” këtë sezon do të bëjnë gara edhe Ligën Ballkanike, ku do të përpiqen ta mbrojnë titullin e kampionit, ndërsa do të marrin opjesë edhe në Eurocup.

Etiketa: ,