Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Sindikata e KEK: Deri tani na kanë vdekur 30 punëtorë

Prizren Post | 14:21 - 06.06.2014

  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  

Kryetari i Sindikatës së punëtorëve të KEK’ut, Izet Mustafa ka thënë se edhe tragjedia e sotme është pasojë e kushteve të rënda të punës.Ai ka thënë se që nga paslufta kanë humbur jetën më shumë se 30 punëtorë.

“Kushtet e punës janë të rënda. Rreziku është permanent në objektet e KEK’ut. Ka qenë edhe më herët. Për fat të keq për shkak të kushteve kemi më tepër se 30 punëtorë që kanë humbur jetën. Kjo tregon shkallën e rrezikshmërisë”, ka thënë Izet Mustafa, Shef i Sindikatës së punëtorëve të KEK’ut.

Mustafa ka treguar se katër bombola të hidrogjenit kanë shpërthyer dhe gjysma e objektit është shkatërruar.“Nga hidrogjeni s’ka rrezik më, mund të ketë ndoshta ndonjë rrjedhje të gypave që i furnizojnë gjeneratorët”, ka shtuar ai per Klan Kosova./rtk/


Etiketa:

Bëni një koment