Sipas Kouchner, Rama me rol vendimtar në bisedimet Kosovë-Serbi


E shtunë, 7 Korrik 2018

Bruksel – Ish-shefi i UNMIK-ut, Bernad Kouchner, ka thurur lavde për kryeministrin shqiptar, Edi Rama, për rolin e tij në prapaskenë lidhur me dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

“Në shumë aspekte, qeveria e kryeministrit shqiptar Edi Rama i ka tejkaluar pritshmëritë dhe ka arritur disa standarde të cilët do të vihen në negociatat formale. Shqiptarët – përfshirë shqiptarët etnikë në shtetet tjera të Ballkanit Perëndimor – janë mes entuziastëve më të mëdhenj për BE-në”, shkruan Kouchner për portalin Euractiv.

“I nxitur nga kjo përkrahje në vend, Rama ka qenë në gjendje që të ndikojë mbi zhvillimet në rajon. Është e drejtë të thuhet që pa inkurajimin e tij, mund të mos kishte ndodhur aktivizmi bazë që çoi përfundimisht në zgjedhjen e një qeverie reformiste në Maqedoni, dhe marrëveshja me Greqinë do të kishte vazhduar së qeni e pamundur”.

“Ngjashëm, roli në prapaskenë i Ramës që ta mbajë në bisedime Serbinë dhe ish-provincën e saj, Kosovën, ka qenë vendimtar”.

“Me fjalë të tjera, Rama ka qenë duke e bërë atë që BE-ja – e cila ishte e angazhuar diku tjetër duke u marrë me BREXIT-in, me krizat e migrantëve dhe rritjen e reaksionarëve populistë – ka qenë shumë e shpërqendruar ta bëjë në Ballkanin Perëndimor, duke e përgatitur rajonin si tërësi për futje në BE, duke e kompletuar Bashkimin e gati gjithë Evropës”.

Etiketa: , , ,