Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Sipas një gazete austriake: Thaçi president

Prizren Post | 13:32 - 28.01.2016

Vjenë – Gazeta austriake “Österreich” ka publikuar një artikull, ku paralajmëron se javën në vazhdim, zëvendëskryeministri aktual i Kosovës, Hashim Thaçi do të zgjidhet president i Kosovës.

Sipas gazetës, Thaçi gëzon një përkrahje shumë të madhe të popullit të Kosovës, meqë 48-vjeçari kishte udhëhequr Kosovën drejt pavarësisë.

“Presidenti kosovarë zgjedhet nga një parlament i përbërë nga 120 deputet. Në dy votimet e para nevojiten dy të tretat e votave, në raundin e tretë mjaftojnë vetëm 60 vota”, shkruan gazeta.
“Österreich” po ashtu shkruan për paralajmërimin e përfaqësuesve të opozitës për të organizuar një protestë, pikërisht në përvjetorin e tetë të pavarësisë.

Sipas gazetës përmes protestave, opozita në Kosovës po mundohet të detyrojë Qeverinë e Kosovës të heq dorë nga dy marrëveshje, atë për Asociacionin me Serbinë dhe për Demarkacionin me Malin e Zi. /kp/


Etiketa:
Arivisti Company