Siria ia merr titullin e doktorit të nderit kryeministrit turk


E mërkurë, 17 Korrik 2013

Damask, 17 korrik – Këshilli Shkencor i Universitetit Shtetëror të Sirisë në Aleppo vendosi të privojë nga titulli i nderit Doktor i shkencave në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare kryeministrin e Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan.

Lideri i Partisë qeverisëse për Drejtësi dhe Zhvillim në Ankara u nderua me këtë titull në vitin 2009 në periudhën e lulëzimit të bashkëpunimit siriano-turk.

Tani, sipas fjalëve të Rektorit të Universitetit, Khodr al-Orfali, kryesia e institucionit arsimor, duke marrë parasysh kërkesat këmbëngulëse të qarqeve akademike dhe studentore, e privoi Rexhep Tajip Erdogan nga titulli i nderit për organizimin e komplotit kundër popullit sirian dhe represionit të policisë kundër protestuesve në Turqi.

Etiketa: , , ,