Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Situatë e jashtëzakonshme në bregun e lumit Danub

Prizren Post | 14:14 - 21.05.2014

Beograd – Shtabi për situata të jashtëzakonshme të qytetit serb Smederevo në bregun e lumit Danub publikoi sot fillimi i evakuimit të fshatrave përreth, uikend zona dhe vendbanime të tjera, njoftoi ITAR-TASS.

Masa parandaluese janë marrë për shkak të rritjes së pritur në ditët e ardhshme të nivelit të lumti Danub, në të cilin derdhet lumi Sava në afërsi të Beogradit.

Sipas parashikimit të motit, niveli më i lartë i ujit do të arrihet më 23 maj. Kryetari i komunës së Beogradit Sinisha Mali deklaroi se momentalisht niveli i lumit është 610 centimetra që pritet më 23 maj të arrijë 690 centimetra. Sipas tij kryetari i Serbisë është mirë i mbrojtur nga vala e re e lumenjve Danub dhe Sava.

Rreth 200 nëpunësve dhe 500 vullnetarëve kanë ndërtuar digë mbrojtëse me gjatësi prej 650 metra dhe me lartësi prej 1,2 metra nëpër rrjedhën e Danubit në Zemun.


Etiketa:
Arivisti Company