Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

S’jemi përqindje – jemi të njëmend!

Prizren Post | 23:14 - 24.12.2020

  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  

Autor: Gentian JETISHI

Albin Kurti deri më tani është qytetari dhe shqiptari model! Ai bart një barrë të madhe që pak herë ndonjëherë ndonjë shqiptar ka bart gjatë historisë sonë! Shqiptarët e Kosovës nuk i kanë më edhe dy dekada për të eksperimentuar! Çdo zhgënjim i mundshëm, do të ishte fatal për gjallërinë e idesë dhe kauzës kombëtare në Kosovë!

Partitë që kanë qeverisur këto dy dekada të pasluftës kanë abuzuar pa mëshirë me vlerat dhe kontributin i UÇK-ës dhe dëshmorëve në njërën anë dhe intelektualëve dhe qytetarëve aktiv të paraluftës – derisa vendosën që këto hesape t’i qërojnë në gjykata të botës! E gjithë kjo për nevoja ditore dhe pushtet!

POPULLI I OJQ-VE DHE MEDIAVE vs. SHQIPTARËT

Pavarësisht investimit marramendës nga perëndimi në ‘industrinë e propagandës’ në OJQ e medie e biznese të vogla, krejt pak shqiptar janë ‘konvertuar’ në etninë/kombësinë që ata janë përpjekur ta formojnë! Ose duhet rregulluar infrastruktura ligjore e që ‘populli/etnia e OJQ-ve, mediave dhe grandistëve’ të regjistrohen si etni në vete, ose duhet krijuar mekanizma ligjor që sigurojnë dhe konservojnë identitetin kombëtar dhe sanksionojnë këta ‘pushtues’.

Më fatalja është të kësaj ‘etnie’ kryesisht kujdesën të bëhen deputet, ministra e funksionar! Nëse vazhdohet ky trend – kjo do të ishte tragjedi dhe jo ndonjë gabim i përvjedhur!

PARTITË DHE SHTETI NUK JANË KULTE SATANISTE!

Të bërit opozitë ndaj njerëzve të fesë dhe fetarëve është satanizëm dhe në kundërshtim me trashëgiminë kulturore shqiptare. Asnjë organizatë politike dhe asnjë funksionar shtetëror nuk duhet të ushqej zërat ekstrem të njerëzve të cilët ndërgjegjja i thërret për të qenë fetar por në dembelinë e tyre dhe nxitjen prej djalli shpërdorojnë me çështjen kombëtare.

Duhet kurdoherë të mbrohet me ligj përpjekja për ta satanizuar dhe ateizuar kauzën shqiptare! I vetmi popull në botë që abuzon me kauzën kombëtare për të rehatuar të rebeluarit ndaj thirrjes hyjnore! Partitë dhe organizatat që ushqejnë satanizmin nuk mund të qëndrojnë gjatë. Se fundja veç një citat nga Kurani ‘Ajetul Kursi’ dhe u largon satanin!

KUSH JANË ATA ‘ISLAMIST’ O MILLOSH I VOGËL?

Myslimanët nuk janë etni në vete. Janë shqiptar me besim Islam. Një fe e rrënjosur në identitetin tonë. Fe të cilës i përkisnin më të mëdhenjtë e kombit: Hasan Tahsini, Ismajl Qemajli, Vëllezërit Frashir, Haxhi Zeka e Haxhi Ymeri Prezreni e deri të Adem Jashari qindra dëshmor tjerë.

Kushdo që i gjykon si etni ndryshe për nevoja politike dhe të ekstremit perëndimor në fakti ai është me një vijë me Millosheviçin. Ndërsa që dëshirojnë të luftojnë islamin përmes vehabizmit , në fakt i ‘vrasin’ veç myslimanët e islamit shekullor të trojeve shqiptare duke i rehabilituar vehabitë. Kjo është tradhti ndaj Islamit shekullor!

Ndryshe çdo rrugë që shtron, çdo zhvillim ekonomik, çdo rritje e cilësisë në arsim dhe çdo e mirë që bëhet në Kosovë, bëhet edhe për shqiptarët mysliman. Pra nuk ka ndonjë kërkesë ekstra nga njerëzit që falën!

EKSTREMI PERËNDIMOR ËSHTË ANTISHQIPTAR DHE ANTIILIR!

Pas zhurmës shurdhuese e pas të qetësohet pluhuri që ngrehin e të largohet mjegulla që mbjellin ‘mercenarët e ekstremit të majtë e të djathtë të perëndimit’ kur arsyeja udhëheq para emocionit ekstremit e të zbresin në tokën e realitetit secili do të ndjehet i ofenduar keq se sa keq është mashtruar!

Emërtimi ‘islamist’ nuk është fjalë shqipe. Është përkthim literal i prurë në shqip nga përkthyesit e ekstremit perëndimor! Për ndryshe nga perëndimi, islami në trojet shqiptare është autokton dhe vendas.

Islamofobia, racizmi janë imigrant ilegal dhe çdo ditë në media e organizime të OJQ-ve perëndimore bëjnë sulme kamikaze mbi vlerat tona të nxitur dhe ndoshta të paguar nga grupet neofashiste dhe neonaziste perëndimore.

Ata që amnistojnë perëndimin nga krimet ndaj shqiptarëve, s’janë duke bërë diplomaci por tradhti kombëtare. Kosova duhet të bëjë diplomaci me çdo vend në botë dhe askujt nuk duhet t’i dorëzohet pa kompromis sepse çdo komb para se gjithash vendos vetën.

ERDOGAN ËSHTË MIKU YNË – NE S’JEMI MBUROJË E GJALLË E NEONAZISTËVE DHE NEOFASHISTËVE!

Erdogani është mik i shqiptarëve dhe pikë. Ne s’jemi çmendur të bëhemi mburojë e gjallë e ekstremit majtë e djathtë perëndimor pa asnjë lloj përfitimi.

Shqiptarët janë njëri nga dy zogjtë që dëshirojnë të vrasin ata kur përpiqen shqiptarët t’i nxisin kundër Erdogan. Akuza e mjegull rreth tij kanë mbjell veç mercenarët e lirë e ekstremit perëndimor! Që të mos i hyjë në hakk veç tyre, një kontribut po e japin paarsyeshëm dhe fundamentalist krishterë katolik dhe ortodoks.

Në rrjetet sociale kemi parë një gjuhë gjenocidale nga grupe ortodokse që kanë shkruar shqip se nuk e dimë sigurt nëse janë shqiptar apo grek, që urrejtjen ndaj Turqisë e kanë për nevoja të lidhjeve kulturore të ortodoksëve me Greqinë se sa për kauzë shqiptare!

Ky është atdheu ynë, nuk është abortar i asnjë organizate të huaje!

*Opinionet e autorëve nuk paraqesin domosdoshmërisht edhe opinionin e Prizren Post.


Etiketa:

Bëni një koment