Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

S`ka liberalizim, 2020 është datë realiste sipas Hahn, dikush duhet të japë dorëheqje…

Prizren Post | 20:03 - 03.12.2018

PRISHTINË – Komisioneri Evropian për Politika të Fqinjësisë dhe Negociata të Zgjerimit, Johannes Hahn, ka bërë thirrje për zgjidhjen e të gjitha çështjeve bilaterale.

Këtë thirrje, Hahn e ka bërë gjatë një konference për shtyp, duke aluduar sidomos në taksën e vendosur nga institucionet e Kosovës në raport me produktet nga Serbia dhe Bosnjë dhe Hercegovina.

“Ne të gjithë kemi qenë të befasuar dhe në një mënyrë të zhgënjyer dhe kjo nuk është diçka që nuk duhet të mbetet në fuqi”, ka thënë Hahn në konferencën e mbajtur në Prishtinë, pas takimit me liderët e institucioneve në Kosovë.

Ai ka thënë se në takimet me liderët ka qenë i fokusuar në zgjidhjen e çështjeve që kanë të bëjnë me tregtinë për dy vendet.

“Kam ofruar që të fokusohemi në mënyrë specifike rreth këtyre çështjeve që kanë të bëjnë me tregtinë dhe t’i zgjidhim sa më shpejt që është e mundur. Që të kontribuojmë në dialogun që është i rëndësishëm jo vetëm për dy vendet, por edhe për rajonin”, ka thënë tutje Hahn, duke shtuar se shpreson që kjo të bëhet në kohën e duhur dhe jo shumë vonë.

Gjatë konferencës për shtyp, Hahn ka folur edhe rreth liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Në këtë drejtim ai ka thënë se e kupton padurimin e qytetarëve por edhe të politikanëve.

“Por më besoni se edhe unë jam nganjëherë i padurueshëm sa i përket proceseve vednimmarrëse në Union. Ne kemi bërë më të mirën e mundshme rreth kësaj çështje, dhe tani kërkoj nga ju që të keni durim edhe disa muaj që të marrim edhe pëlqimin e të gjitha shteteve anëtare – këto janë rregullat e lojës në Bashkimin Evropian”, ka thënë tutje Hahn.

Ndërsa në pyetjen nëse një gjë e tillë do të ndodhë para vitit 2020, Hahn ka thënë: “Viti 2020 është datë realiste, ndoshta edhe më herët”.


Etiketa:
Arivisti Company