Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

S’ka pajtim me Serbinë pa u zgjidh çështja e të zhdukurve

Prizren Post | 11:47 - 27.09.2018

Prishtinë – “Si duhet të zgjidhet çështja e personave të pagjetur” është tema që ka mbledhur të enjten krerët e institucioneve dhe familjarët e personave të pagjetur të prirë nga hulumtues të Institutit Demokratik të Kosovës.

Hulumtuesja Teuta Hoxha-Jahaj, paraqiti në këtë takim mos-funksionimin e institucioneve në zgjidhjen e temës së personave të pagjetur.

Ajo shtoi se duhet të rritet presioni ndaj krerëve institucional, por edhe ndaj Serbisë që të bëjnë më shumë për gjetjen e personave të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Edhe deputetja Saranda Bogujevci, u shpreh e pakënaqur me punën që është bërë deri tash nga institucionet e vendit karshi kësaj çështjeje.

Këshilltari i kryeministrit Ramush Haradianj, Jahja Lluka, tha se “institucionet e vendit kanë bërë shumë për gjetjen e personave të pagjetur, por në këtë drejtim nuk po punon shteti fqinjë Serbia”.

Ai tha se nuk ka pajtim me Serbinë pa u gjetur edhe njeriu i fundit i zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë.


Etiketa:
Arivisti Company