Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Skandali me Hetuesit e Policisë – arrestohet edhe Kryeinspektori i MPB-së

Prizren Post | 12:07 - 06.02.2020

  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  

PRISHTINË – Arben Mustafa, kryeinspektor në Ministrinë e Punëve të Brendshme është arrestuar sot, si i dyshuar për përfshirje në grupin e hetuesve policorë që dyshohen se u kanë vënë haraç bizneseve, aksioni ndaj të cilëve ka nisur mbrëmë.

Policia e Kosovës që nga mbrëmë ka nisur një aksion arrestimi ndaj hetuesve policorë të cilët dyshohen se janë pjesë e një grupi që kanë nisur hetime ndaj bizneseve nga të cilat kanë kërkuar shuma të mëdha parash për tua mbyllur hetimet.

Fillimisht në flagrancë u kap Lavdim Osmanit, udhëheqës i Krimeve Ekonomike në Prishtinë. Policia e arrestoi atë deri ishte duke marrë shumën prej mbi 1 mijë euro nga një qytetarë, i cili po ashtu u arrestua.

Osmani është tezak i Bashkim Spahiut, drejtor i Krimeve Ekonomike për gjithë Kosovën.

Koha.net raporton se si pjesë e këtij aksionit të policisë sot u arrestua edhe Arben Mustafa, kryeinspektor në Ministrinë e Punëve të Brendshme , pasi dyshohet se është i përfshirë edhe ai në këtë grup, që kanë marrë ryshfet dhe kanë keqpërdorur detyrën për të krijuar favore në disa raste që të dyshuarit i kanë pasur nën hetim.

Arben Mustafa, Kryeinspektor në Inspektoratit të Agjencisë së Regjistrimit Civil ka qenë nën hetime që 3 muaj, pas dyshimeve ndaj tij.

Insajderi ka raportuar se si ky zyrtar ka qenë i përfshirë në rastet e skandalit me lëshimin e pasaportave e nënshtetësive të personave të huja të cilët ishin të dënuar për vepra të rënda penale në vendet e tyre.


Etiketa:

Bëni një koment