E enjte, 31 Mars 2016
Tribunali i Hagës ka shpallur të pafajshëm liderin e radikalëve serbe Vojisllav Sheshel.
Vojslav Sheshel është shpallur i pafajshëm nga Gjyjata e Hagës në të gjitha pikat që ishte i dyshuar. Ai ishte i akuzuar për krime lufte në Kroaci dhe Bosnjë. Sheshel nuk ishte pjesë e shqiptimit të aktgjykimit dhe partia e tij ka njoftuar se ai do të mbajë një konferencë për shtyp lidhur me vendimin që sot dha Tribunali i Hagës. Ai akuzohej për krime kundër kroatëve dhe myslimanëve në Kroaci, Vojvodinë dhe Bosnjë nga viti 1991 deri në vitin 1993.
Ai është liruar nga të gjitha pikat që ishte akuzuar për krime lufte në Kroaci dhe Bosnjë dhe Hercegovinë.