Skenar për destabilizimin e Shqipërisë nga shërbimet fqinje përmes Berishës!!!


E mërkurë, 3 Maj 2017

Savash VELIU

Pas këtyre trazirave në Ballkan, shqiptarët kanë arsye vërtet të rrinë pa gjumë. Por jo vetëm shqiptarët, por edhe krejt Europa gjumashe.

Shërbimet inteligjente partnere kanë njoftuar sot shqiptarët se atyre u kanoset një rrezik shumë i madh për shkak të qëndrimeve patriotike të kryeministrit Edi Rama. Shërbimet partnere kanë të dhëna të besueshme se të paktën dy shtete apo tre të tjera po tentojnë të nxisin destabilizim në Shqipëri, por këto të dhëna përforcojnë idenë se insinuatat e bëra në më shumë se një rast nga kryeministri Edi Rama për forca të huaja që nuk i duan të mirën Shqipërisë.

Por cili është shkaku i këtij plani për të destabilizuar Shqipërinë?

Qëndrimet e qeverisë së Tiranës, i kanë shqetësuar disa vende dhe ato janë vënë në lëvizje për të destabilizuar atë. Në këtë rast mund të theksohet se, qëndrimet e forta të qeverisë së Tiranës në mbështetje të platformës shqiptare e kanë acaruar jo pak Shkupin zyrtar, por edhe deklaratat e përbashkëta të Ramës dhe Thaçit mbi një mundësi bashkimi mes Shqipërisë dhe Kosovës nëse Europa e braktis rajonin nga investimi dhe përkujdesja e saj.

Por kur nga shërbimet inteligjente signalizohet një rrezik, ai e tejkalon cakun e shërbimit dhe bëhet pjesë e një loje përtej interesave banale të luftës për pushtet. Këto përforcojnë idenë se insinuatat e bëra janë nga forca të huaja që nuk i duan të mirën Shqipërisë. Pra ka të dhëna se Shqipëria është në rrezik të brendshëm dhe atë jashtëm.

Por nga vjen ky rrezik?

Pak ditë më parë, në Maqedoni u bë një takim mes Damir Fazliç dhe ish-shefit të shërbimit sekret maqedonas Sasha Mihajllov, njëkohësisht kushëri i Nikolla Gruevskit, si edhe një personi nga Shqiperia, dhe ky personi nga Shqipëria, thuhet se qenka Avenir Peka, vëllai i Çim Pekës. Nuk është e sigurt se ky takim ka lidhje me çfarë po ndodh në Shqipëri, por qëndrimet e forta të qeverisë së Tiranës në mbështetje të platformës shqiptare e kanë acaruar jo pak Shkupin zyrtar.

Kurse nga ana e Lulzim Bashës, si ekspertë për organizimin e protestave dhe mosbindjes civile janë marrë 23 specialë-spiunë rusë të Krimesë dhe të Rajoneve, të instruktuar nga shtabi qëndror i forcave të sigurisë dhe të shërbimit sekret të Rusisë, janë thirrur nën pagesa të majme nga ana e kreut të PD Lulzim Basha dhe ish-kryeministri Berisha për të destabilizuar situatën në Shqipëri vetëm një muaj e pak para zgjedhjeve regulare. Ky takim është konfirmuar nga shërbimet e huaja inteligjente partnere me Shqipërinë si NATO dhe Turqi.

Poashtu premieri serb Vuçiç ka tentuar t’i zbërdhejë qëndrimet e dy lidërve shqiptarë në rajon si një lloj konspiracioni, pas së cilës qëndron ndonjë fuqi e madhe e huaj. Por siç ka thënë Vuçiç, zbulimet e huaja nuk kanë konstatuar se pas deklarimeve për një Shqipëri e Kosovë të bashkuar, ose siç i pëlqen Beogradit ta quajë “Shqipëri e Madhe”, nuk qëndrojnë fuqi në një kontinent tjetër – pra SHBA. Sipas tij, është një tjetër fuqi, më e afërt, dhe këtu ai ka aluduar për Turqinë.

Kujtojmë se të njëjtin shqetësim ka shfaqur dhe Athina zyrtare, duke parë rritjen e ndikimit të Turqisë në zhvillimet globale ekonomiko-ushtarake. Madje kohë më parë, në politikën shqiptare pati një debat të nxehtë, pasi ish-kryeministri Berisha dha të kuptuar se pak vendimit të Kushtetueses për paktin detar me Greqinë, qëndronte Turqia.

Po ata burime inteligjente flasin gjithashtu edhe për një angazhim shumë intensiv kundër Tiranës zyrtare të qarkut më nacionalist grek, që mbron platformën e aneksimit të “Vorio-Epirit”. Fatura që shefi i qeverisë së Tiranës u ka bërë tezave të ultranacionalistëve grekë, të mësuar prej shumë vitesh me heshtjen e Tiranës zyrtare ndaj pretendimeve të tyre për Himarën ka ngjallur prej kohësh një acarim të madh në qarqet greke dhe Athinë.

Situata duket kritike. Berlini zyrtar është tejet i shqetësuar dhe i angazhuar lidhur me krizat me natyrë etnike apo me sfond përplasjesh gjeopolitike në Maqedoni, Mal të Zi, Bosnje-Hercegovinë apo Kosovë dhe nuk mund të pranojë përshkallëzimin e një krize thjesht politike në Shqipëri, si një prej vendeve ku procesi i Berlinit është investuar aq shumë.

Shqipëria ka qenë gjithnjë një faktor stabiliteti në rajon dhe destabilizimi i saj nuk është opsion i justifikueshëm për asnjë nga qendrat vendimmarrëse të komunitetit euro-atlantik dhe atë Turkë.

Eshtë i njohur për shqiptarët fakti se liderët politikë e në veçanti të PD-së në krye me Sali Berishën të gjenden të kapur në një krizë të brendshme politike, përpiqen ta ndërlidhin atë me faktorë të jashtëm, me krizat e rajonit, me faktorin shqiptar, me albanofobinë, e të shesë Shqipërinë kur ajo sot është në ngritje ekonomike dhe stabiliteti. Tani është radha sërish të shfaqet si shqiptari i madh, i mirë e patriot, që fronti i zgjeruar i së Keqes, kërkon ta godasë atë. Kjo ndoshta është pozita më qesharake ku PD po e vendos veten dhe punishtja e tij e propagandës është mirë të sajojë ndonjë linjë të re prodhimi lajmesh shterpe dhe të pavend, në dëm të gjithë shqiptarisë si gjithnjë.

*Opinionet e autorëve nuk paraqesin domosdoshmërisht edhe opinionin e Prizren Post.

Etiketa: ,