Skender Hyseni nuk do të jetë pjesë e dialogut me Serbinë


E mërkurë, 19 Maj 2021

PRISHTINË – Ish-koordinatori nacional për dialogun Kosovë-Serbi, Skender Hyseni nuk do të jetë pjesë e ndonjë ekipi për dialog.

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka thënë për Telegrafin se Hyseni gjatë muajit të kaluar është ftuar vetëm për takim konsultativ rreth dialogut me Serbinë, por që i njëjti nuk do të jetë pjesë e ndonjë ekipi.

“Ashtu siç edhe ka deklaruar deputeti Arber Rexhaj, z. Hyseni gjatë muajit të kaluar është ftuar jo për të qenë pjesë e dialogut por për një takim konsultativ për të diskutuar mbi ecurinë dhe zhvillimet në procesin e dialogut gjatë kohës sa ai ishte koordinator shtetëror për dialogun me Serbinë. Kjo është bërë publike edhe nga vet z. Hyseni në një deklarim të tij. Është normale që personi që për gati 9 muaj ka qenë përgjegjës për dialogun të ftohet për takim pune në shërbim të përgatitjeve të qeverisë së re për këtë proces. Megjithatë, z. Hyseni nuk është dhe nuk do të jetë pjesë e dialogut apo ndonjë ekipi për dialog”, pohoi ai.

Etiketa: , , , ,