Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Solar Impulse kalon 40 mijë kilometra pa karburant

Prizren Post | 10:59 - 26.07.2016

Avioni me energji diellore Solar Impulse 2 përshkoi botën. Të martën, u ul në Abu Dhabi dhe kështu përfundoi fazën e fundit të fluturimit, e cila filloi në mars të vitit të kaluar, raporton Anadolu Agency (AA).

“Ia dolëm! Fluturuam 40 mijë kilometra pa karburant”, shkruan në faqen zyrtare të Solar Impulse në Twitter.

Avioni pas përfundimit të përgatitjeve të fundit dy ditë më parë u largua nga aeroporti ndërkombëtar i Kajros dhe u nis për në Abu Dhabi.


Arivisti Company