Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Solskjaer e ka merituar qëndrimin te Manchester United

Prizren Post | 22:47 - 08.03.2019

Ole Gunnar Solskjaer e ka merituar qëndrimin te Manchester United dhe kontratën afatgjatë me Djajtë e kuq, pas rezultateve impresionuese në Premier Ligë, por mbi të gjitha sepse zhduku çdo dyshim te skeptikët pas kualifikimit historik në Ligën e Kampioneve.

Tekniku norvegjez që u thirr nën armë pas ndeshjeve të dobëta të Red Devils nën drejtimin e Murinjos, konfirmoi se ka prishur akordin me Molden.

Kjo i hap rrugën emërimit të tij zyrtar te Manchester United, diçka që pritet të bëhet formale në fundin e këtij sezoni. Molde kishte pranuar fillimisht huazimin e Solskjaer me kërkesën e këtij të fundit në Dhjetor por bindi çdokënd në Old Treford se mund të shkruajë historinë si trajner, pasi e bëri këtë si lojtar.

“Nuk mund të vazhdoja me dy kontrata si trajner kështu që mbylla marrëveshjen me Molden. Jam nën firmë me Manchester United deri në muajin qershor.

Nuk jam këtu për tu gëzuar por për të bërë punën time. Po bëj maksimumin çdo ditë dhe nëse vjen një vendim, do të duhet ta mendoj kur të ndodhë” tha trajneri norvegjez.


Etiketa:
Arivisti Company