Soltes në Kosovë për mbledhjen e informatave rreth raportimit në PE


E martë, 5 Qershor 2018

Prishtinë – Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka pritur raportuesin e BE-së për Kosovën, Igor Šoltes.

Thaçi e ka falënderuar raportuesin e BE-së për përkrahjen e deritashme.

“Jemi mirënjohës për përkrahjen e deritashme. Po punojmë që të prodhojmë sa më shumë argumente pozitive edhe për përkrahësit e Kosovës. Jemi duke punuar që të ndërtojmë konsensus politik për dialogun me Serbinë. Mos harroni që është krijuar një perceptim që i gjithë rajoni po ndihmohet, përpos Kosovës”, ka deklaruar ai.

Ndërsa, raportuesi i BE-së për Kosovën, Igor Šoltes, ka treguar se për këtë ka ardhur në Kosovë, njofton Klan Kosova.

“Për këtë jemi në Kosovë, që të mbledhim sa më shumë të dhëna nga udhëheqësit e institucioneve të Kosovës në mënyrë që të raportojmë në Parlamentin Evropian”, u shpreh ai.

Presidenti kosovar theksoi se në Samitin e Sofjes është bërë e qartë që shtetet e Ballkanit Perëndimor duhet të ndërtojnë marrëdhënie evropiane ndërfqinjësore nëse dëshirojnë të bëhen pjesë e Bashkimit Evropian.

Etiketa: , , , ,