Sonte, Haxhi Krasniqi – Jurgen Brahmer


E shtunë, 21 Mars 2015

Rostock – Sonte gjithë shqiptarët i kanë sytë ka boksieri ynë i madh Haxhi Krasniqi.

Krasniqi luan sfidën kryesor në karrierën e tij, ku do të kryqëzojë dorëzat me kampionin në fuqi të botës, gjermanin Jurgen Brahmer.

Krasniqi që mbron ngjyrat e Gjermanisë, për duelin më të madh në karrierën e tij, ka zhvilluar përgatitje intensive në malet e bavarisë.

Pas shumë ditëve të përgatitjeve, vjen momenti kur junikasi do të luftojë për titullin e botës kundër gjermanit Jurgen Brahmer.

Krasniqi duket në top-formë dhe i gatshëm më shumë së kurrë për këtë sfidë te madhe. Boksierin tonë e pret një sfidë e madhe, një luftë më shumë së luftë.

Krasniqi mendon se është i përgatitur dhe i gatshëm për duelin me kampionin në fuqi. Ai thotë se ka bërë përgatitje të duhura për ta fituar titullin e botës.

“Jam i përgatitur mjaft mirë për duelin me Jurgen Brahmer. Kjo është lufta më e rëndësishme e jetës sime. I kam bërë të gjitha përgatitjet për ta fituar titullin e kampionit të botës”, ka thënë Krasniqi, i cili është i bindur në fitore.

Ndërkohë, edhe kundërshtari i Krasniqit është shprehur i bindur në fitore.
“Krasniqi është një luftëtar i ri ambicioz, i cili dëshiron ta marrë titullin nga unë. Mirëpo, kjo nuk do të ndodh”, ka theksuar gjermanin Brahmer.

Meçi mes Haxhi Krasniqit dhe Jurgen Brahmer zhvillohet në Rostock të Gjermanisë.

Etiketa: ,
Të fundit