Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Sot bëhen dy dekada nga marrëveshja e Dayton-it

Prizren Post | 10:52 - 21.11.2015

20 vjet më parë kishin filluar negociatat në bazën ushtarake Wright Patterson në Dayton për arritjen e një marrëveshje mes 3 ish-republikave jugosllave, Serbisë, Bosnje e Hercegovinës dhe Kroacisë, për të ndërprerë luftën.


Kjo marrëveshje arriti të sjellë paqen në BeH si vend ku zhvillohej lufta në mes këtyre tre vendeve, e cila më pas u shndërrua në rendin ligjor të këtij vendi.

Me këtë marrëveshje BeH nuk doli të përfitonte shumë, pasi ky vend u shndërrua në dy etnitete në Federatën e Bosnjës dhe Republika Srpskan, raporton lajmi.net.

Marrëveshja e Dayton-it, pas diskutimeve tre javore, mes presidentit të atëhershëm të Serbisë, Sllobodan Millosheviq, kreut të së atëhershmes Republikës së BeH, Alija Izetbegoviq dhe ai i Kroacisë Franjo Tuxhman.

Marrëveshja është arritur me pjesëmarrjen e atëhershme të sekretarit të ShBA-ve, Warren Christopher, ndërsa përveç tij ishin edhe përfaqësuesit tjerë amerikan si Richard Hollbrook dhe gjenerli Wesley Clark.

Marrëveshja e Dayton-it, zyrtarisht u nënshkrua më 14 dhjetor 1995 në Paris.


Arivisti Company