E enjte, 29 Gusht 2019
Liga e kampioneve do të zbulojë sot përmes vazove të UEFA-s grupimet e saj me një ceremoni në Montekarlo duke nisur nga ora 18:00. Skuadrat janë ndarë në katër vazo nga ku do të zgjidhen skuadrat që do të formojnë grupet për fazën eleminatore të Champions League.
Përveç vazos së parë ku ndodhen skuadrat më të forta të kontinentit, edhe në vazon e dytë ka gjithashtu skuadra “big”, si Real Madrid, Dortmund, Atletiko Madrid apo Tottenham, çka tregon se faza eleminatore do rezervojë përballje emocionuese. Në vazon e tretë vlen të veçohet Interi i Antonio Conte-s, që parashikohet të bëjë një performancë më të mirë se sezonin e kaluar në ligën e më të mirëve të Europës.
Në vazon e parë janë:
Liverpool (ENG, fitues të UCL)
Chelsea (ENG, fitues të UEL)
Barcelona (ESP)
Manchester City (ENG)
Juventus (ITA)
Bayern (GER)
Paris (FRA)
Zenit (RUS)
Në vazon e dytë janë:
Real Madrid (ESP) me koeficient 146.000
Atlético Madrid (ESP) 127.000
Borussia Dortmund (GER) 85.000
Napoli (ITA) 80.000
Shakhtar Donetsk (UKR) 80.000
Tottenham Hotspur (ENG) 78.000
Ajax (NED) 70.500
Benfica (POR) 68.000
Në vazon e tretë janë:
Lyon (FRA) 61.500
Bayer Leverkusen (GER) 61.000
Salzburg (AUT) 54.500
Olympiacos (GRE) 44.000
Club Brugge (BEL) 39.500
Valencia (ESP) 37.000
Internazionale Milano (ITA) 31.000
GNK Dinamo (CRO) 29.500
Në vazon e katërt janë:
Lokomotiv Moskva (RUS) 28.500
Genk (BEL) 25.000
Galatasaray (TUR) 22.500
RB Leipzig (GER) 22.000
Slavia Praha (CZE) 21.500
Crvena Zvezda (SRB) 16.750
Atalanta (ITA) 14.945
LOSC Lille (FRA) 11.699