Sot mblidhet Kuvendi, në rend dite Deklarata për aktgjykimin e Hagës


E hënë, 28 Shtator 2026
Sot mblidhet Kuvendi, në rend dite Deklarata për aktgjykimin e Hagës

Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sot në seancë plenare, ku në rend dite është miratimi i Deklaratës lidhur me aktgjykimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës të 16 shtatorit.

Seanca është paraparë të nisë në ora 11:00.

Deputetët pritet të shqyrtojnë disa pika të rendit të ditës, përfshirë miratimin e procesverbaleve nga seancat e mëparshme dhe betimin e deputetëve.

Në rend dite është edhe zgjedhja e nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës.

Po ashtu, Kuvendi pritet të shqyrtojë formimin e komisioneve parlamentare, të nevojshme për funksionalizimin e punës së legjislativit.


Burimi: mesazhi

Etiketa:
Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit