Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Sot nisin patrullimet e përbashkëta policore

Prizren Post | 09:23 - 01.07.2018

Prizren – Sot nisin patrullimet e përbashkëta mes Policisë së Kosovës dhe Policisë së Shqipërisë.

“Më datë 01.07.2018, turni i parë i zyrtarëve policor të Policisë së Kosovës, gjegjësisht të Njësive Rajonale të Komunikacionit Rrugor (NJRKRR) dhe Njësisë për Kontroll të Autostradave (NJKA), do të udhëtojnë për në Republikën e Shqipërisë për të filluar patrullimet e përbashkëta.

Fillimit të patrullimeve të përbashkëta do t’i paraprijë takimi i cili do të mbahet në ora 10:00 në Pikën e Kalimit Kufitar Vërmice, nga ku pastaj së bashku me autoritetet e Policisë së Shtetit Shqiptar zyrtarët policor do të vazhdojnë për në Republikën e Shqipërisë, për detyrën konkrete sipas memorandum bashkëpunimit”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës, njofton Klan Kosova.


Etiketa:
Arivisti Company