Sot një seancë e re dhe vazhdimi i seancës së kaluar


E mërkurë, 25 Maj 2016

20160525070601190620

Sot do të mbahen dy seanca plenare në Kuvendin e Kosovës, një e re dhe një vazhdim i seancës së kaluar.

Sipas zyrës për media të Kuvendit të Kosovës, vazhdimi i seancës së kaluar do të fillojë paradite me shtatë pika të rendit të ditës, ndërsa seanca e re do të mbahet pas përfundimit të shqyrtimit të pikave të mbetura.

Në seancën e re të rregullt do të diskutohen katër pika të rendit të ditës, ndërsa, pikë e parë është shqyrtimi i dytë i projektligjit për parandalimin e pastrimit të parave dhe luftimin e financimit të terrorizmit.